Në fakt, Leo Messi e kishte paralajmëruar vetë mungesën në ndeshjet e shtatorit, por me sa duket, edhe disa yje të tjerë do të mbeten jashtë komëbëtares së Argjentinës.
Argjentina e re “post Sampaoli”, ashtu sikurse ishte përfolur ditët e fundit, do të jetë pa sulmuesin Lionel Messi, që nuk është grumbulluar nga trajneri i përkohshëm Lionel Scaloni.
“Pleshti” nuk do të jetë në fushë në dy takimet miqësore që kombëtarja e Argjentinës do të zhvillojë në Amerikë më datat 7 e 12 shtator ndaj Guatemalës dhe Kolumbisë. Por në listë është sulmuesi i Interit, Mauro Icardi,që nuk ikshte në Botërorin “Rusi 2018”.
Mungon në këtë grumbullim edhe sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain, por do të jetë Pulo Dybala, që duket se bashkë me Icardi do të formojë dyshen e sulmit të kombëtares në këto dy miqësore.
Për herë të parë grumbullohet edhe Giovanni Simeone, djali i trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeone, ndërsa Angel Di Maria dhe Sergio Aguero janë në listën e munguarve.
LISTA E FUTBOLLISTËVE TË ARGJENTINËS
Portierë: Franco Armani (River), Gerónimo Rulli (Real Sociedad), Sergio Romero (Manchester United).
Mbrojtës: Fabricio Bustos (Independiente), Gabriel Mercado (Sevilla), Germán Pezzella (Fiorentina), Ramiro Funes Mori (Villarreal), Alan Franco (Independiente), Nicolás Tagliafico (Ajax), Walter Kannemann (Gremio), Leonel Di Plácido (Lanús), Eduardo Salvio (Benfica), Marcos Acuña (Sporting Lisboa).
Mesfushorë: Leandro Paredes (Zenit), Santiago Ascacibar (Stuttgart), Rodrigo Battaglia (Sporting Lisboa), Gonzalo Martínez (River), Giovani Lo Celso (PSG), Franco Cervi (Benfica), Maxi Meza (Independiente), Matías Vargas (Vélez), Franco Vázquez (Sevilla), Exequiel Palacios (River).
Sulmues: Angel Correa (Atlético Madrid), Lautaro Martínez (Inter), Mauro Icardi (Inter), Gio Simeone (Fiorentina), Cristian Pavón (Boca), Paulo Dybala (Juventus).