MENU
klinika

Formula 1

Ricciardo ikën zyrtarisht nga Red Bull, gati për Ferrarin

03.08.2018 - 12:57

Tashmë është zyrtare, Daniel Ricciardo nuk do të garojë me Red Bull sezonin e ardhshëm, duke konfirmuar “divorcing” me skuadrën austriake.

Ndonëse pritej rinovimi i kontratës, që e cila do të ndodhte në garën e ardhshme, në pistën e SPA (Belgjikë), krejt papritur ka ardhur lajmi se palët nuk kanë gjetur një marrëveshje dhe se piloti australian do të largohet nga Red Bull në fund të këtij viti.

Në horizont shfaqet një transferim te Ferrari, me australianin që mund të zërë vendin e Kimi Raikkonen, por edhe McLaren mbetet një opsion i mirë.

Ka qenë shefi i makinës Christian Horner ai që bëri publik lajmin: “Ky është një vendim i pilotit që e respektojmë, ndaj i urojmë më të mirën në të ardhmen”.

Një vendim që ka befasuar të gjithë, pasi pritej që Ricciardo të rinovonte me Red Bull, makinë me të cilën garon që prej vitit 2008, kur ishte ende fëmijë.