MENU
klinika

Revolucioni në Angli

Risia e Premier League, lejohen celularët dhe tabletët në pankinë

03.08.2018 - 14:14

Duke nisur nga ky sezon, në Premier League do të lejohen që të përdorin telefonat dhe tabletat për të riparë episodet e ndeshjes në stol.

Rregulli i komunikimit elektronik lejohej në Premier League vetëm kur kishte të bënte me shëndetin dhe sigurinë e futbollistëve, por tani trajnerët do të kenë mundësi që ta përdorin teknologjinë për të riparë incidentet e dyshimta dhe analizuar lojën e futbollistëve, për të bërë më pas ndryshime taktike apo zëvendësime.

Trajnerët mund t’ua tregojnë videot asistentëve të tyre dhe lojtarëve të stolit. Por, ata nuk do të kenë të drejtë për t’ua përcjellë ato futbollistëve në fushë, sepse do të pengonin rrjedhën e lojës.

Atyre nuk do t’u lejohet gjithashtu që të përballen me arbitrat, duke u treguar videot për vendimet e tyre të gabuara apo ato që mund t’u kenë shpëtuar. Çdo trajner që do guxojë ta bëjë këtë do t’i tregohet kartoni i kuq.