MENU
klinika

Starti me Chievo-Juventus

Ronaldo debuton sot në Serie A, masa ekstreme

18.08.2018 - 12:11

Sot, në orën 18:00, në Verona të Italisë, starton kampionati i Serie A për sezonin 2018-2019, pikërisht me ndeshjen Chievo-Juventus.

Duket një ndeshje normale, por jo. Sot është “dita e parë e shkollës” për Cristiano Ronaldon. Portugezi do ta bëjë “sefte” në Serie A sot, në një stadium të blinduar.

Qyteti i Veronas ka bërë dhe po bën gjithçka për t’i kufizuar në zero rreziqet e mundshme në ndeshjen e sotme. Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, edhe masat e marra në terren janë të jashtëzakonshme.

Përdorimi i dy njësive të Antiterrorizmit, një nga Karabinierët dhe një prej Shtabit të Policisë është konfirmuar, gjithashtu. Jo sepse e dinë nga Prefektura se ka kërcënime apo ndonjë alarm të veçantë, por për të përballuar në mënyrën më të mirë fluksin e madh të njerëzve në zonën e stadiumit “Bentegodi”.

Dallimi mes Cristiano Ronaldos dhe Chievo është i pavlerë. Mjafton të thuhet se vetëm portugezi fiton rreth 31 milionë euro në sezon, ndërsa i gjithë “malli” i ekipit të D’Anna është 9.5 milionë euro.

Stadiumi i Veronës

Ekziston shpresë e madhe për të parë se si do të lëvizë Ronaldo në fushë. Do të luajë lart në të majtë, po do të bëjë sulmuesin e parë? Një gjë është e sigurt: një pritje kaq e madhe në Serie A për një lojtar të vetëm, nuk ishte parë kurrë.

Massimiliano Allegri tashmë e ka konfirmuar atë si kreun e konferencës për shtyp. Me të ndoshta do të jenë Dybala, Douglas Costa dhe Bernardeschi, edhe nëse Cuadrado luan letrat e tij. Për Chievon, detyra e vështirë e ndalimit të yllit portugez i është besuar çiftit qendror, Tomoviç dhe Rossettini.

Formacionet e mundshme

CHIEVO (4-3-2-1): Sorrentino; Cacciatore, Tomovic, Rossettini, Depaoli; N.Rigoni, Radovanovic, Hetemaj; Birsa, Giaccherini; Stepinski.

JUVENTUS (4-2-3-1): Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic; Bernardeschi, Dybala, Douglas Costa; Ronaldo.