MENU
klinika

Zgjedhja e gabuar e talentit

La Shqipërinë, Greqia s’e fton as në miqësore

23.08.2018 - 11:36

Largimet dhe afrimet në radhët e ekipeve kombëtare tashmë janë bërë rutinë, sidomos për futbollistët që kanë dy ose më shumë nënshtetësi. Pak kohë më parë, Enea Mihaj u largua zyrtarisht nga të rinjtë e Shqipërisë.

Mihaj zgjodhi të përfaqësojë të rinjtë e Greqisë, pasi ishte vetë ai që shprehej se e ndjen veten grek, duke qenë se kishte lindur në Greqi.

Me shpresën se me grekët do të arrijë në nivele më të larta, Mihaj ka marrë “surprizën” e parë nga trajneri i Greqisë U-21. Ky i fundit, nuk e ka grumbulluar fare për ndeshjet miqësore skuadra do të luajë në fillim të shtatorit.

Mihaj Enea
Mihaj Enea

Padyshim që zhgënjimi për Mihajn do të jetë i madh, duke ditur se te Shqipëria do të ketë disa largime këtë periudhë pasi kanë mbushur moshën limit (21 vjeç) dhe normalisht që Alban Bushi do të shohë për të tjerë.

Mihaj mund të projektohej si titullar, por dikush që e ndjen veten grek, natyrisht që nuk mund të ketë sukses me fanellën shqiptare.