MENU
klinika

Europa League

Shkëndija humb dy penallti, nuk hyn në grupe

30.08.2018 - 22:15

Tifozët shqiptarë anembanë botës kanë shpresuar të kishin të paktën një skuadër në grupet e Europa League, por Shkëndija e Tetovës nuk ka arritur dot, teksa pas humbjes 1-3 në Norvegji ndaj Roserborg, është mposhtur edhe në shtëpi 0-2.

Tetovarët kanë qenë të pafat në ndeshjen e kthimit, pasi kanë humbur dy penallti. Së pari, në minutën e 20-të, Besart Ibrahimi nuk shënon dot dhe për pasojë pjesa e parë përfundon 0-0.

Sa nis pjesa e dytë, sërish penallti për Shkëndijën. Kësaj here është Izair Emini që gabon nga pika e bardhë e penalltisë. Kjo ndikoi shumë në moralin e kuqezinjve.

Miqtë norvegjezë shënojnë në minutën e 67-të me anë të Hovland dhe këtu shpresat e vendasve thuajse shuhen, edhe pse ka ende shumë minuta lojë.

Rosenborg mbyll praktikisht ndeshjen dhe kualifikimin në minutën e 84-t me golin e dytë. Vërtet mëkat, pasi nëse do të ishin shënuar dy penalltitë, nuk do të ishte habi që Shkëndija për herë të parë të ishte në grupet e Europa League.