14.08.2018 - 21:29
Shkëndija e Tetovës është zyrtarisht jashtë Champions League, pasi u eliminuan nga gjigantët austriakë, Red Bull Salzburg.
Me rezultatin e përgjithshëm 4-0, Shkëndija i jep lamtumirën Ligës së Kampionëve dhe rikthen fokusin e saj në “UEFA Europa League”, ku ka shumë shanse që të arrijë në fazën e grupeve.
Maqedonasit bënë një ndeshje për t’u harruar në Austri, por në ndeshjen e kthimit, nuk arritën të shmangin humbjen as në shtëpinë e tyre, kundër një Salzburgu shumë të fortë dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 0-1.