MENU
klinika

FSHF cakton kalendarin

Shorti, ndeshjet e javës së parë në Kategorinë I

20.08.2018 - 11:52

FSHF ka caktuar sot kalendarin për Kategorinë e Parë, duke hedhur shortin për të dy grupet nga të cilat do të dalin emrat e skuadrave që ngjiten në elitën e futbollit shqiptar në vitin e ardhshëm.

Në Grupin A, ajo që shfaqte më shumë interes ishte padyshim Vllaznia, një tjetër ekip i traditës i rënë në Kategorinë e Parë e që pritet të dominojë këtë grup. Sipas shortit të hedhur sot, ndeshja e parë e shkodranëve në këtë sezon do të jetë në shtëpi, përballë skuadrës së Korabit.

JAVA 1, Grupi A

Dinamo – Veleçiku

Besëlidhja – Burreli

Vllaznia – Korabi

Erzeni – Iliria

Shënkolli – Vora

konica sportkonica sport mobile

Në Grupin B, ka menjëherë një përballje shumë interesante dhe rivalizuese, mes Tomorit dhe Lushnjës. Në një kampionat që do të ketë më shumë luftë se sa në Grupin A, Besa e nis pjesëmarrjen e saj në Pogradec, ndërsa Bylisi luan të parën në Rrogozhinë.

JAVA 1, Grupi B

Pogradeci – Besa

Tomori – Lushnja

Orikumi – Elbasani

Egnatia – Bylis

Turbina – Apolonia

Java e parë e kampionatit të Kategorisë së Parë do të luhet më datë 9 shtator.