MENU
klinika

Flet legjenda e futbollit shqiptar

Sokol Kushta: Ky Flamurtar më la shije të mirë

27.08.2018 - 13:15

Dy ndeshje, katër pikë dhe një lojë që ngjall besim. Një nisje e mirë e Flamurtarit në sezonin e ri, ku mbrëmë fitoi 1-0 në Vlorë ndaj Kukësit, ndaj rivali direkt.

Ka mjaftuar një gol i mbrojtësit Alla, që ekipi vlonjat të arkivojë në kasafortë tri pikë të arta, që mund të jenë të rëndësishme në ecurinë e gjatë të kampionatit.

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Kukësit, ka marrë një analizë të veçantë nga legjenda e futbollit, Sokol Kushta, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka treguar se ky ishte Flamurtari më i mirë i viteve të fundit:

flamurtari i vlores
flamurtari i vlores

“Duke ndjekur ndeshjen dje, pashë një ndryshim total mentaliteti nga vitet e shkuara. Pashë një ekip të vendosur mirë në fushë, një ekip me dëshirë dhe që dinte se çfarë kërkonte. Pashë një ekip fizikisht, taktikisht të përgatitur përballë një kundërshtari të fortë, më të përgatitur për kampionat.

Kukësi nuk qe dobët, por Flamurtari ishte ai që nuk e la të shpaloste asnjë nga cilësitë e saj më të mira, megjithëse një ekip i ndërtuar me vonesë dha akoma pa marrë formën e plotë. Me la shije të mirë, kisha vite që nuk shihja Flamurtarin të luante me një takim, me krahë, krose, markime, gjuajtje.

E gjithë kjo punë i përket stafit të ri dhe Dajës. Kjo nisje është një sfidë e bukur për të dhe duhet të vazhdojë kështu, të marre ato frute që kërkon ai. Një vërejtje për fushën, nuk i takon këtij investimi madhor ajo cilësi fushe që ndikoi negativisht në cilësinë e lojës”, – shkruan legjenda Sokol Kushta.