MENU
klinika

Vendimi i FSHF

Stadiumet në riparim, ja ku luan Kukësi e Kastrioti

14.08.2018 - 11:37

Mbledhja e sotme ndërmjet FSHF-së dhe klubeve ka dhënë frytet e para, pasi po diskutohen tema shumë të nxehta dhe të forta në lidhje me mbarëvajtjen e sezonit të ri.

Një ndër pikat që u diskutua është ajo se ku do të luajë Kukësi për sezonin e ri. Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka licencuar stadiumin “Zeqir Ymeri” dhe Kukësi do të luajë në “Elbasan Arena”.

Një vendim i mirëmenduar nga nënkampionët, pasi stadiumi i Elbasanit është afër kryeqytetit dhe kampi blu e njeh mjaft mirë këtë impiant. Kukësi duhet të investojë në stadiumin e ri për t’u kthyer në qytetin e tij.

konica sportkonica sport mobile

Ndërkohë, stadiumi i Ilirës së Fushë Krujës, “Redi Maloku” është zyrtarisht i licencuar për sezonin e ri.

Ky ambient do të jetë hapësira më e re për klubet e Superiores për të zhvilluar takimet e tyre. Kastrioti do t’i luajë aty takimet e tij deri në momentin që të jetë gati stadiumi i Krujës.

“Redi Maloku” i plotëson të gjitha standartet dhe FSHF-ja ka dhënë miratimin e saj. Një risi e bukur, pasi futbolli elitar do të kalojë dhe në Fushë-Krujë.