MENU
klinika

Sokol Cikalleshi

Sulmuesi i Kombëtares firmos me ekip të ri

29.08.2018 - 19:22

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, rikthehet në Superligën turke shumë shpejt, edhe pse e nisi sezonin në divizionin e dytë me Osmanlispor. Kavajasi ka firmosur sot për Goztepen, ku do të luajë një sezon në huazim.

Osmanlispori nuk dëshironte ta shiste, por pranoi ta jepte në huazim, pasi edhe vetë Cikalleshi dëshironte të luante në elitë. Përveç kësaj, një sezon në divizionin e dytë do ta ulte vlerën e kavajasit në treg dhe Osmanlispor ka vendosur t’ia japë Goztepes.

sokol cikalleshi
sokol cikalleshi

Klubi nga periferia e Izmirit mundi Fenerbahçen fundjavën e shkuar, por ka një sulm të dobët dhe shpreson shumë që eksperienca e Cikalleshit ta ndihmojë. Sulmuesi i Shqipërisë shënoi 8 gola në 29 ndeshje sezonin e shkuar dhe në Turqi ka luajtur edhe për Basaksehir dhe Akhisarspor.

Në këtë moment Cikalleshi është sulmuesi i vetëm në formë të plotë fizike te Shqipëria, nga brezi i vjetër, ndërsa Sindrit Guri është lojtari i vetëm që po luan rregullisht nga të rinjtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN