MENU
klinika

Kupa e Anglisë

Të eliminohesh nga FA Cup për 10 paund…

30.08.2018 - 17:54

Të aktivizosh një futbollist të skualifikuar sjell në mënyrë të pashmangshme humbjen në tavolinë. Këtë e tregon rasti Cheryshev, por edhe ai i Sanchez në Kupën Libertadores me Santos.

Në rast se kjo ndeshje luhet për kupë, atëherë kushton menjëherë eliminimin, si ndodhi me Real Madrid që aktivizoi futbollistin rus në Kupën e Mbretit, disa vite më parë.

I takon klubit të verifikojë nëse të gjithë futbollistët mund të marrin pjesë apo jo në ndeshjen e ardhshëm dhe Litherland REMYCA nuk e ka bërë.

Ashtu si ka bërë të ditur shtypi britanik, klubi i vogël nga Liverpool është përjashtuar nga FA Cup, Kupa e Anglisë, dhe në vend të saj do të marrë pjesë Charnock Richard, skuadra e eliminuar në raundin e kaluar.

Kupa e Anglise
Kupa e Anglise

Deri këtu gjithçka është normale, por aryseja përse është skualifikuar Warren Jevons, futbollisti që nuk duhet të luante, është me të vërtetë qesharake.

Një gjobë prej vetëm 10 stërlinash, të cilën futbollisti duhet ta paguante kur ishte në një ekip tjetër. Ai nuk i kishte paguar këto 10 stërlina dhe, si rrjedhojë, nuk duhet të luante, por as ai dhe as klubi i Litherland nuk e dinte.

Kjo gjobë duhej paguar tek ekipi amator Knowsley North, por këta të fundit nuk e kishin njoftuar Warren Jevons. Gjithsesi, kjo gjobë figuronte në zyrat e Federatës Angleze të fundit dhe, si rrjedhojë, erdhi skualifikimi për Litherland, që nuk do të ketë mundësinë të vazhdojë ëndrrën për t’u ndeshur me ekipet e mëdha.

Një vendim, ai për të përjashtuar ekipin e kategorisë së nëntë në Angli, që është marrë me filozofi në aspektin sportiv, por jo në aspektin ekonomik, sepse një tjetër ndeshje në FA Cup do të sillte më shumë para, më saktësisht 40 mijë paundë.