Situata në Idlib, Siri, ka përforcuar idenë se kohët e fundit si me militantët po planifikojnë të bëjnë një sulm kimik kundër civilëve atje.
Idlib është një nga zonat siriane ku terroristët dhe militantët, veçanërisht ata që janë pjesë e grupit terrorist Jabhat Nusra ose të lidhur me të, janë ende aktiv.
Për më tepër, mijëra militantë janë transportuar në krahinë nga rajonet e tjera siriane sipas marrëveshjeve me Damaskun.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të enjten se Ankaraja po bashkëpunonte me Moskën dhe Teheranin për të shmangur një katastrofë në provincën perëndimore Idlib të mbajtur nga militantët sirianë.
“Ne po punojmë së bashku me rusët dhe iranianët për të parandaluar katastrofën që u zhvillua në Aleppo nga përsëritja në Idlib. Ne jemi gjithashtu të angazhuar në bisedime me autoritetet amerikane, po kërkojmë mënyra për të zhdukur grupet e terroristëve”, tha Erdogan gjatë fjalës së tij në Ankara, cituar nga transmetuesi CNN Turk.
Më parë të enjten, zëvendësministri i jashtëm rus Mikhail Bogdanov tha se Rusia po bisedontr me Iranin dhe Turqinë lidhur me situatën në Idlib. Qyteti i Aleppo, i cili ka qenë prej kohësh nën kontrollin e militantëve dhe grupeve të opozitës, ra në forcat qeveritare në fund të vitit 2016 pas katër vitesh luftimesh të dhunshme. Qyteti më i populluar në Siri, Aleppo u shkatërrua gjatë betejës.
Territoret që rrethojnë qytetin e Idlibit nuk janë aktualisht nën kontrollin e forcave qeveritare siriane. Zonat janë të kontrolluara nga opozita e armatosur dhe, sipas informatave të autoriteteve ruse dhe siriane, edhe nga militantë të disa grupeve terroriste, të cilët herë pas here kryejnë sulme ndaj forcave qeveritare siriane.
Më parë këtë javë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë paralajmëroi se udhëheqësi i grupit terrorist Tahrir al-Sham, i cili është i lidhur me Jabhat Nusra, po planifikonte një sulm kimik kundër civilëve në Idlib, në mënyrë që të provokonte kombet perëndimore të hakmerreshin kundër Damaskut.
Ndërkohë, ministrat e jashtëm të BE gjithashtu ranë dakord gjatë bisedimeve pothuajse tre orëshe të enjten se përshkallëzimi i situatës në Idlib të Sirisë duhet të shmanget me çdo kusht, tha një i Sputnik news.
Sipas burimit, ideja themelore që dominoi negociatat ishte alarmi ekstrem i zhvillimeve në Idlib. Kështu, ministrat e jashtëm të BE kishin rënë dakord për të parandaluar një skenar të tillë. Burimi shtoi se shefja e politikës së jashtme të BE Federica Mogherini mund të transmetojë të premten qëndrimin e përbashkët të BE mbi çështjen, bazuar në diskutimet e mbajtura.