MENU
klinika

Sistemi i ri i tatimeve

Ahmetaj: Asnjë kosto shtesë për biznesin

23.09.2018 - 13:44

Sistemi i monitorimit të transaksioneve të biznesit nuk do të ketë asnjë kosto shtesë për biznesin. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha se sistemi do të ulë kostot e rënda të sistemit aktual. Duke iu përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, sistemi i ri nuk do të ketë asnjë kosto shtesë për biznesin; kasat aktuale nuk do të dalin jashtë përdorimi, por do të përditësohen me sistemin e ri duke ofruar opsione për sipërmarrjen, pa kosto.

“Me procedurën e re të shpallur, synohet ndërtimi i një sistemi monitorimi transaksionesh i cili do të ndërveprojë me sistemin aktual si dhe krijimit për herë të parë të komunikimit në kohë reale si të transaksioneve ndërmjet biznesit dhe konsumatorit, ashtu edhe të biznesit me biznesin. Në të njëjtën kohë, ky sistem mundëson një informacion më të qartë dhe në kohë për vetë biznesin, për transaksionet e deklaruara të tij me çdo biznes tjetër,” tha Ahmetaj.

Sipas tij, procedura konkurruese në fjalë dhe kriteret e saj, janë përgatitur dhe shpallur nga Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, agjensia me ekspertizën më të lartë për sistemet informatike në sektorin publik dhe për rrjedhojë, mbetet pronësi e vetë shtetit shqiptar dhe aspak koncesion i një kompanie private.

Sipas tij, 91% e bizneseve e kanë sot tatim fitimin 0 ose 5%, pra 100% ose 50% më pak se në kohën e PD. Ai premtoi se me paketën e re fiskale 2019, që do të prezantohet në ditët në vijim, do të vazhdojë lehtësimi i mëtejshëm i ngarkesës fiskale për qytetarët dhe biznesin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për herë të parë edhe e-fatura

Forcohet kontrolli elektronik i faturave