MENU
klinika

Referendumi në Maqedoni

Ahmeti: Shqiptarët duhet të votojnë pro NATO-s dhe BE-së  

12.09.2018 - 17:53

Kryetari i partisë politike shqiptare në Maqedoni Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka pritur sot në Shkup presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin me të cilin bisedoi rreth referendumit të 30 shtatorit  si dhe zhvillimeve në rajon, ku u fokusuan më shumë te tema e dialogut Prishtinë-Beograd.

Kreu i BDI-së theksoi rëndësinë e madhe që ka zbatimi i suksesshëm i marrëveshjes së Prespës, si dhe e informoi presidentin Thaçi për mbarëvajtjen e fushatës për referendumin që do të mbahet në 30 shtator.

Thaçi dhe Ahmeti u dakorduan që qytetarët e Maqedonisë dhe sidomos shqiptarët e Maqedonisë, duhet të dalin masivisht për të votuar pro referendumit, pasi ata votojnë njëkohësisht edhe pro integrimit në NATO dhe në BE. Ata u shprehën se e vetmja e ardhme për Ballkanin Perëndimor është integrimi euroatlantik.

Ahmeti gjithashtu u shpreh se mbështeste përpjekjet e institucioneve të Kosovës, në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar  për zgjidhjen përfundimtare të dialogut me Beogradin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Më 30 shtator është caktuar referendumi

Tsipras: Referendumi në Maqedoni do të jetë i suksesshëm