Ekipi i Vllaznia ka mësuar sot kundërshtartarin për UEFA Youth League. Skuadra shkodrane do të ndeshet me skuadrën e Astanës. Një takim mjaft i vështirë për shkodranët, pasi duhet të udhëtojnë drejt Kazakistanit për t’u ndeshur me kampionët e këtij vendi.
Takimi i parë për Vllazninë do të jetë me sistem eliminimi direkt. Do të luhen dy ndeshje me sistem vajtje-ardhje, e njëjta formulë si turneun i të rriturve. Ndeshja e parë do të luhet në Kazakistan, ndërsa takimi i kthimit do të luhet në Shqipëri.
Pak shpresa për skuadrën shkodrane për t’ia dalë mbanë. Pjesëmarrja e tyre në turneun më të mirë të moshave në Europë tregon diferencat ndërmjet menaxhimit të tyre dhe ekipit të parë.
Fillimisht, ekipi shkodran ra në grupin 4 me kundërshtarë si Anji, Dinamo Zagreb, Viitorul, Minsk, Maccabi Tel-Aviv, Astana, Illés Akadémia dhe Vllaznia. Interesant është fakti se i pranishëm në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës ishte trajneri aktual i Juventusit, Massimiliano Allegri. Ky i fundit ndihmoi me hedhjen e shortit.