MENU
klinika

Situata alarmante

Amortizimi i rrjetit elektrik në Goskovë të Poshtme

21.09.2018 - 17:40

Goskova e Poshtme, pjesë e njësisë administrative Voskop , në prag të fillimit të stinës së shirave, gjendet në kushtet e amortizimit në shkallë kritike të rrjetit elektrik.

Pavarësisht se ishte pjesë e planit ku do të kalonin shtyllat e tensionit të larte, investim ky i përfunduar në maj të këtij viti, rrjeti i elektrifikimit që siguron energji elektrike për rreth 150 familje, sot gjendet në kushtet e degradimit të plotë, ndërkohë që ende nuk është bërë me dije, ndonjë plan për ndërhyrje në të.

Ndërhyrja e fundit ishte ajo e vitit 2010 e cila ishte e pjesshme dhe përfshiu kryesisht zevëndësimin e shtyllave të tensionit të amortizuara prej materiali druri, me të reja prej betoni.

Madje në dy lagje të saj, për shkak të mungesës së energjisë në 2005 , vetë banorët ndërtuan me lejën e komunës një kabinë elektrike. Tashmë me kalimin e viteve, i gjithë rrjeti është amortizuar rreth 70 % gjë kjo e cila në sezonin vjeshtë-dimër bën që këto familje të mbeten në errësirë totale, për shkak të mungesës së vazhdueshme të energjisë elektrike.

Për familjet të cilat kanë nën kujdestari të moshuar apo persona me problem shëndetësore, kryesisht të pumonëve, të cilët ndodhen në kushtet e nevojës së vazhdueshme për energji me qëllim funksionimin e aparaturave mjekesore, kjo situatë paraqitet mjaft e vështirë.

Banorët shprehen se ndërhyrja në këtë zonë duhet të bëht nga moment në moment pasi sitauat shpesh bëhët e padurueshme dhe sic thonë ata “I kthenë kohët e mesjetës” ku e vetmja masë ndriçimi ishte zjarri .

Aktualisht plani konkret për këtë zonë mungon, megjithëse janë miratuar plane të tjera që i takojnë kanalizimeve të ujrave të zeza dhe pastrimit të lumit.

L.S

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN