MENU
klinika

Deklarata

Arta Marku e transferoi në Pogradec, reagon prokurori

21.09.2018 - 21:12

Kriza aktuale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda duket se nisi në fillim të gushtit, kur prokurorja Elisabeta Imeraj, e cila ndiqte çështjen “Shullazi” u komandua me urdhër të Markut në krye të Prokurorisë së Tiranës.

Pas “furtunës” së shkaktuar në Prokurori për hetimin e kërkuar për 10 prokurorë, Arta Marku, u përgjigj duke thënë se se kjo situatë është krijuar nga frika e përballjes me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Megjithatë 10 prokurorët e vënë në procedim disiplinor kritikuan nëpërmjet një letre transferimet, sipas tyre të paligjshme, të bërë me urdhër të Markut.

Më pas çështja iu ngarkua Besim Hajdarmatajt. Ky i fundit pranoi çështjen por ngriti shqetësimin se çështjet duhet të ndahen me short dhe jo me ngarkim.

“Unë kam pranuar të përfaqësoj akuzën edhe me një autorizim që nuk kishte bazë ligjore. I jam drejtuar titullarit me shkrim, ku jam munduar të shpjegoj se cila është mënyra e mirë që prokuroria duhet të përfaqësohet dhe rrugët proceduriale që duhen ndjekur,” tha Hajdarmataj për BIRN.