Dy federatat përkatëse, si ajo e Kosovës, ashtu edhe Shqipërisë, kanë si synim të afrojnë një prej talentëve që ka ashpërthyer në kampionatin kroat, por duket se ai nuk dëshiron asnjëren prej përfaqësueseve shqiptare.
Lirim Kastrati është bërë gati të braktisë të dy përfaqësueset me të cilat ka luajtur në të kaluarën për të veshur fanellën e Kroacisë, shtet në të cilin po aktivizohet me sukses te Lokomotiv i Zagrebit.
Kastrati ka shënuar 5 gola në 8 ndeshjet e këtij sezoni në Kroaci, duke shkëlqyer edhe pse vetëm 19-vjeçar, e normalisht ka tërhequr vëmendjen e përfaqësueses. Shqipëria e monitoron prej kohësh, pasi ai ka qenë pjesë e saj me U-17.
Ndërsa Kosova arriti ta rrëmbente më pas duke e aktivizuar me U-19 dhe U-21 talentin e jashtëzakonshëm të sulmit. Por me sa duket, ai i ka sytë te Kroacia, e cila ka bërë gati procedurat dhe do t’i japë shumë shpejt nënshtetësinë. Këtë e konfirmoi edhe vetë lojtari për mediat kroate”
“Kam folur me njerëz nga të dy federatat, nuk kam vendosur ende. Por unë kam dëshirë të luaj me Kroacinë. Nuk kam ende pasaportën kroate, por mund ta marr sa të mbush tre vitet këtu dhe të luaj me ekipin e parë. Kroacia është në futboll më e mirë dhe më e fortë se Kosova e Shqipëria, ndaj kam shumë dëshirë që të vesh fanellën e Kroacisë”.