Kohët e fundit Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë me disa deklarata ku kërkon korrigjim të kufirit të Kosovës dhe Serbisë, me qëllim futjen e Luginës së Preshevës brenda kufirit kosovar.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një debat për fazën finale të dialogut që është zhvilluar në Mitrovicë.
“Besoni, këta zëra janë të njerëzve e qarqeve që nuk ia duan të mirën as Mitrovicës e as Kosovës…Janë zëra që nxisin panik tek qytetarët dhe në këtë mënyrë u shërbejnë qëllimeve të këqija forcave antiKosovë. Jane zera prorus, jane zera proserb, te mbushur plot patriozitëm”, ka thënë ai.
Më tej ai tha se Mitrovica nuk do të preket kurrë.