MENU
klinika

Ndeshja e Ligës së Kombeve

Azerbajxhan-Kosovë, futbolli “fshin” politikën

07.09.2018 - 17:52

Pas pak, në orën 18:00, në kuadër të Ligës së Kombeve, Azerbajxhani do të presë për herë të parë përfaqësuesen e Kosovës. Sa i përket politikës, marrëdhëniet nuk janë të mira, duke qenë se pavarësia e Kosovës ende nuk njihet.

Megjithatë, sporti bashkon dhe ky është një rast ideal që të merret si shembull. Në drekën e zakonshme para ndeshjes, sekretari i përgjithshëm i Federatës Azere të Futbollit ka takuar presidentin e FFK-së, Agim Ademi, duke i uruar suksese, ndërkohë që nuk kanë munguar as shakatë me njëri-tjetrin.

kosova shalandes
kosova shalandes

“Na vjen mirë që sot po takohemi dhe  po drekojmë bashkë me presidentin Ademi dhe drejtuesit e FFK-së. Është hera e parë që po takohemi dhe ju uroj suksese, megjithëse neve na nevojitet më shumë fitorja megjithatë duhet t’ia lëmë fushës së blertë”, – tha mes të tjerash Mamadov.