MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Basha: Emocionuese, njësoj sikur po debutoj

03.09.2018 - 14:11

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Migjen Basha, u shpreh shumë i lumtur që do të jetë sërish pjesë e kombëtares kuqezi, duke thënë se ndihet gjithmonë sikur është grumbulluar për herë të parë.

“Është nder për mua të rikthehem duke qenë s e kam bërë një mungesë dhe kanë pasur shans lojtarët e rinj që të kenë fanellën e Kombëtares, por për mua është sikur të jetë hera e parë prandaj jam shumë i gëzuar që jam rikthyer.

Sigurisht që nuk duhen nënvlerësuar miqësoret pasi pavarësisht kundërshtarit, ne kemi pasur probleme dhe më kujtohet humbja me Luksemburgun, por gjithmonë kemi reaguar. Rezultatet nuk janë pozitive, por duhet reaguar menjëherë pasi nuk është kombëtarja që ka qenë dikur.

migjen basha
migjen basha

Secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta pasi kemi pasur dy disfata. Natyrisht ato ndeshje nuk krahasohen me të tjerat pasi ka pasur shumë lojtarë të rinj dhe pa përvojë.  Një lojtar nuk mund të ndryshojë të gjithë ekipin dhe ato dy ndeshje nuk janë realiteti i Kombëtares sonë.

Ne ishim një gjeneratë që po vjetërsohet dhe duhet ndryshuar gjithçka. Ndoshta është problem të ndryshohet i gjithë ekipi, pasi duhet edhe eksperienca për të ndihmuar lojtarët e rinj dhe ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kombëtaren, pasi do të vijë një ditë që ne nuk do të luajmë dot, pavarësisht nëse jam unë, Mavraj, Memushaj apo Lila.

Nuk kam biseduar ende me lojtarët pasi kemi pak kohë që jemi grumbulluar. Ne kemi pasur gjithmonë probleme që kemi qenë pa ekip, ose pa minuta në këmbë, por gjithmonë kemi ditur që dimë të reagojmë. Pavarësisht se në çfarë forme janë lojtarët, duhet t’ia dalin dhe kam besim se do t’ia dalim edhe këtë herë.

migjen basha stervitje
migjen basha stervitje

Sigurisht që për të marrë një rezultat pozitiv duhet edhe fat, por edhe eksperiencë pasi Izraeli është një ekip i fortë. Herën e parë që jemi mundur në shtëpi na ka munguar fati, por herën e dytë reaguam shumë mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Panucci grumbullon 25 lojtarë

Lista e Kombëtares, rikthime dhe dy risi