MENU
klinika

Bundesliga, java 4

Bayern Munchen nuk ndalet, fundos Schalken

22.09.2018 - 20:29

Bayern Munchen nuk njeh rivalë në Bundesligë dhe nuk dihet se cila skuadër do ta ndalë. Sot, kampionët gjermanë kanë fituar 2-0 ndaj Schalke-s në transfertë, duke grumbulluar pikët e plota në katër javë me një golaverazh shumë të mirë, 12-2.

Bavarezët e nisëm mirë që në fillim të takimit dhe zhbllokojnë rezultatin me golin e James Rodriguez në minutën e 8’. Ylli kolumbian shënon një gol të pazakontë me kokë nga goditja këndore.

Minutat në vazhdim flisnin vetëm për të besuarit e Kovac, të cilët kanë gabuar shumë para portës së Schalke-s dhe pas pushimit rezultati mund të ishte 3 apo 4 me zero.

Në pjesën e dytë situata nuk ndryshoi, Bayern mbeti në kontroll të ndeshjes dhe dyfishon rezultatin me golin e Robert Lewandowski-t nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 64’.

Në minutat e mbetura ndeshja nuk kishte më histori, Bayern nuk e uli ritmin dhe ruajti rrjetën të paprekur duke mos lejuar Schalke të rifutet në lojë. Me këtë ritëm, bavarezët nuk do të kenë rivalë as këtë sezon.