MENU
klinika

Premier League, java 7

Bie sërish United, Mourinho drejt shkarkimit

29.09.2018 - 15:25

Manchester United u rikthehet humbjeve dhe tashmë nuk ka më dyshime sa i përket së ardhmes së Jose Mourinho-s, pasi trajneri nuk e ka më besimin të askujt në klub. West Ham ka fituar 3-1 përballë “Djajve të Kuq”, duke rëndruar pozitat e skuadrës pretendente në Premier League.

Pesë minuta lojë kanë mjaftuar që vendasit të gjenin golin e avantazhit me Felipe Anderson. Një avantazh ky që është dyfishuar dy minuta para fundit të pjesës së parë, kur Lindelof ka devijuar në rrjetën e portës së tij një goditje të Yarmolenko-s.

Reagimi i “Djajve” ka ardhur në minutën e 71-të, teksa Marcus Rashford ka ngushtuar diferencat me një goditje të mrekullueshme me thembër. Gjithsesi, shpresat e United për të shmangur humbjen janë shuar tri minuta më mbrapa, kur Arnautovic ka realizuar golin e tretë për Ëest Ham, duke fiksuar shifrat në 3-1.

Klubi ka bërë të ditur se mbështet teknikun Jose Mourinho në ditët e kaluara, por rezultati i sotëm mund t’i bëjë drejtuesit të ndryshojnë mendim. Dhe Zinedine Zidane është gati…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN