MENU
klinika

Miqësoret në Amerikën Latine

Brazili me “5 yje”, ndalet Argjentina

12.09.2018 - 11:58

Ndërsa Europa ka qenë e angazhuar me Ligën e Kombeve, në Amerikën Latine kanë vijuar me ndeshjet miqësore, ku Brazili ka fituar 5-0 ndaj Salvadorit, ndërsa Argjentina është ndalur në barazim 0-0 në Kolumbi.

Richarlison nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për të luajtur me kombëtaren e Brazilit dhe, pasi debutoi në fitoren 2-0 ndaj SHBA, futbollisti i Everton shpalosi talentin e tij në fitoren e thëllë, ku luajti 90 minuta, shënoi dy gola dhe fitoi penalltinë, që e shndërroi në gol Neymar.

Faktikisht ishte një ndeshje mes një ekipi elitar, të mirë vendosur nga Tite dhe një ekip të kategorisë inferiore, vendi i 72-të në klasifikimin e FIFA-s.

Në miqësoren e mbyllur pa gola kundër Kolumbisë, Icardi dukej po aq i paaftë në repartin e avancuar sa paraardhësit e tij, duke konfirmuar kësisoj se, nëse Lionel Mesi do të vendosë të largohet përfundimisht nga ekipi kombëtar, kjo skuadër do të ketë shumë punë.

Në sfidën e djeshme mes dy skuadrave të Amerikës së Jugut nuk munguan rastet, por munguan nga të dy palët lojtarët në gjendje për të shtyrë topin në rrjetë. Icardi dukej në të shumtën e rasteve i izoluar dhe hyri rrallëherë në kontakt me topin.

 Vetëm me aktivizimin e Dybala në pjesën e dytë, Argjentina u bë më kërkuese, por edhe aksionet individuale të lojtarit të Juventusit nuk bënë diferencën.