MENU
klinika

Lufta kundër terrorizmit

Bushati në Izrael: Politikat e reja kundër ekstremizmit

04.09.2018 - 16:58

Ditët e fundit në Izrael po zhvillohen punimet e “Konferencës së 18-të Ndërkombëtare të luftës kundër terrorizmit”, pjesë e të cilave nga Shqipëria ishte edhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Gjatë fjalës së mbajtur në Konferencë, ministri Bushati, ka treguar angazimin dhe kontributin e vendit tonë në luftën kundër terrorizmit e ekstremizmit.

Më tej ai nuk ka lënë pa përmendur dhe idetë e reja në lidhje me tolerancën, respektimin e të drejtave dhe rolin edukimit.

Ndërkohë ai ka folur dhe mbi planin e hartimit e zbatimit të politikave të posaçme strategjike, sociale, politike, ligjore, edukative dhe ekonomike.

“Ashtu si rrjetet terroriste janë transnacionale, kështu duhet të jetë edhe bashkëpunimi ynë. Ne duhet të bëjmë gjithçka është e nevojshme për të prishur lidhjen mes radikalizimit dhe terrorizmit duke adresuar çështjet e ndryshme dhe komplekse në mjedise ku ushqehen akte terroriste. Duhet të miratojmë një “përpjekje të të gjithë shoqërisë” duke u angazhuar me shoqërinë civile, komunitetin dhe udhëheqësit fetarë, dhe të rinjtë”, u shpreh Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



VOA: S’ka shpresë që çështja mund të shkojë drejt zgjidhjes

‘Venecia’ për mandatin e Olta Xhaçkës/ “Mazhoranca dhe opozita, lexime të kundërta!”

“Përgëzime të përzemërta për liderin e PD-së!“

Lirimi i Sali Berishës, reagon nga qelia Ilir Meta

Vrasja e 14-vjeçarit që tronditi opinion publik

Karamuço: Mjeku bëri mrekulli me fëmijën e dytë…

Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë