MENU
klinika

Loriku flet para Shqipëri-Izrael

Cana tregon se kujt do ia jepte shiritin e kapitenit

07.09.2018 - 20:35

Në prag të ndeshjes Shqipëri-Izrael, ish-mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana, ishte i pranishëm në “Elbasan Arena”, aty ku për mikrofonat e “RTSH”, u shpreh se shiriti i kapiteni tani e tutje i takon Elseid Hysajt.

“Ne jemi më të veçantë se të gjithë tjerët. Kemi një projekt të ri dhe po mundohemi të jemi të durueshëm. Kemi bërë ndeshje jo të mira, por ky është një projekt afatgjatë.

Është një kompeticion i ri, është një risi e re për kombëtaren dhe kemi kundërshtarë të nivelit tonë. Është një mundësi shumë e mirë që të tregojmë ku jemi.

Shqipëria ka shumë shanse për të dalë e para në grupin e saj, pasi duke parë lojtarët që Panucci ka në përbërje, janë shumë cilësorë. Ndoshta më të mirë se Skocia dhe Izraeli.

lorik cana
lorik cana

Kemi probleme, pasi disa lojtarë janë po skuadër dhe disa të tjerë nuk kanë luajtur me klubet e tyre, por besoj se do të bëjnë mirë në këto takime.

Kur luaja unë me kombëtaren, ka pasur disnivele të mëdha dhe e kishim të vështirë të kualifikoheshim në Evropian. Ky kompeticion është një mundësi shumë e mirë që historia e Euro 2016 të përsëritet.

Shiriti i kapitenit? Unë i njoh të gjithë lojtarët e Shqipërisë dhe di të them se të gjithë së bashku janë lider në fushë. Nuk  duhet shiriti i kapitenit që të cilësohesh si lider. Ansi dhe Mërgimi janë dy emra që mund ta mbajnë shiritin, gjithashtu edhe Etriti. Por nëse do e kisha unë në dorë, do të zgjidhja Elseid Hysaj pa asnjë diskutim.

lorik cana dhe hysaj
lorik cana dhe hysaj

Kosova? Sinqerisht, nuk besoj se ka një skuadër më shumë se Kosova që është e uritur për sukses. Kanë lojtarë të rinj dhe që kërkojnë të dalin në skenën evropiane. Kosova ka shumë më shumë prurje talentesh se Shqipëria dhe në vitet e ardhshme, besoj se Kosova do të bëjë më mirë se kombëtarja kuqezi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN