MENU
klinika

Pista e re

Çfarë bënin në Belgjikë të rinjtë nga Vlora? Arsyet e zhdukjes

10.09.2018 - 16:28

Policia e Vlorës, vazhdon ende hetimin për zhdukjen e dy djemve nga Vlora dy ditë më parë.

Nga hetimi e vetmja e dhënë, që u bë e njohur nga dëshmitarët, ishte emri i shtetasit me të cilin ishte larguar njëri prej të zhdukurve, Albano Xhaferri.

Bashkëshortja e Xhaferrit bëri të ditur se i shoqi ishte larguar me dikë i cili sipas saj quhej Aldo.

Familjarët e tjerë, vijojnë të pohojnë në dëshmitë e tyre se nuk ishin në dijeni të ndonjë konflikti që djemtë mund të kishin patur.

Ndërkohë, Policia ka hapur pistat e reja, duke qenë se Albano Xhaferri dhe Ervis Troqe nuk kanë precedentë në vendin tonë, dhe nuk dihet se me çfarë aktiviteti merreshin.

E vetmja e dhënë është fakti që dy djemtë kishin punuar prej vitesh në Belgjikë, si emigrantë por nuk ka asgjë ende që mund të dëshmojë se çfarë kanë punuar atje.

Pikërisht kjo mbetet pista e re e cila Policia po mundohet të zbërthejë pasi sipas burimeve, arsyeja e zhdukjes së djemve mund të ketë qenë dhe pjesëmarrja në ndonjë aktivitet të paligjshëm.

Duke qenë se ende nuk ka asnjë provë dhe fakt që të vërtetojë këtë tezë, ajo mbetet ende në kontekstin e dyshimit.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN