MENU
klinika

Video-arbitrazhi

Champions, UEFA merr vendimin për VAR-in

27.09.2018 - 13:39

Merret vendimi për një nga çështjet më të diskutuara në Champions League. Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s vendosi sot të miratojë përdorimin e video-arbitrazhit (VAR) në Ligën e Kampionëve, duke nisur nga sezoni 2019-2020.

Përveç kësaj u vendos që VAR-i, gjithashtu, të futet në përdorim në “EURO 2020”, në sezonin 2020-2021 të “Europa League” (nga faza e grupeve e në vazhdim) dhe në finalen e Superkupës së Europës të vitit 2021.

Aleksander Ceferin, president i UEFA-s, tha: “Ne jemi të bindur se prezantimi i VAR-it në gusht 2019 do të na japë kohë të mjaftueshme për të vendosur një sistem solid. Do t’i trajnojmë gjyqtarët për të siguruar një zbatim efikas dhe të suksesshëm të VAR-it në Ligën e Kampioneve, kompeticioni më i rëndësishëm në botë”.

konica sportkonica sport mobile

var
var

Në janar, kreu i lartë i qeverisë europiane të futbollit kishte kërkuar kujdes dhe jo ngutje për futjen e VAR-it në garat e organizuara nga UEFA: “Sipas mendimit tim, është shumë herët për ta vendosur atë si rregull”.

Deri tani, prania e VAR-it ishte ende e kufizuar në turne të vogël të FIFA-s dhe disa liga të tilla si Gjermania, Italia dhe Portugalia. Duket se suksesi i teknologjisë në Botërorin e fundit (“Rusia 2018”) ka inkurajuar UEFA-n për t’i përshpejtuar hapat në këtë drejtim. Kjo, edhe me kërkesë të klubeve europiane.