MENU
klinika

Premier League, java 4

Chelsea vuan, por në krye me pikë të plota

01.09.2018 - 18:03

Pas Liverpool, edhe Chelsea ka vijuar me fitore, e katërta radhazi në Premier League. Blutë e Londrës kanë vuajtur jashtë mase ndaj një Bournemouth-i tepër defensiv, por në fund kanë arritur të marrin fitoren 2-0, falë golave të Pedro-s dhe Hazard.

Të besuarit e Sarri-t e kishin shumë të vështirë të depërtonin në prapavijën kundërshtare dhe kjo për shkak se Bournemouth luante me të gjitha forcat mbrapa fushe, duke mos lejuar Blutë të tregohen mjaftueshëm të rrezikshëm para portës.

Por Sarri bëri një zëvendësim të artë me Pedro-n duke zhbllokuar rezultatin në një ndeshje kaq delikate në Stamford Bridge, teksa Hazard ka vulosur fitoren. Ndërkohë në ndeshjet e tjera Brighton ka përmbysur disavantazhin e dyfishtë teksa ka barazuar 2-2 ndaj Fulham.

Palace ka pësuar një disfatë 2-0 brenda fushës ndaj Southampton dhe mesa duket ka ndikuar mungesa e yllit të ekipit Zaha, i cili thuhet të jetë dëmtuar.

Everton nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Huddersfield që merr pikën e parë të sezonit, teksa West Ham ka pësuar humbjen e katërt në po aq ndeshje pasi është mposhtur nga Wolves në fund të takimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN