MENU
klinika

Dashuria nuk njeh distancë

“Çmenduria” e zviceranes për Valon Behramin…

04.09.2018 - 12:57

Rreth një muaj më parë u mbyll përfundimisht mes shumë polemikash historia e Valon Behramit me Kombëtaren e futbollit të Zvicrës, por futbollisti me origjinë nga Kosova duket se nuk e ka vuajtur shumë këtë pjesë duke patur në krah një femër si Lara, e cila e ka mbështetur dhe i ka dhënë dashuri në çdo moment.

Në muajin korrik, Behrami u martua me skiatoren zvicerane Lara Gut. Bashkëshortja e tij është një yll botëror në sportin dimëror dhe i duhet të stërvitet shumë për të qenë në formë, por edhe të gjejë kushtet e duhura për të ruajtur kondicionin e saj.

Skitores iu desh të udhëtonte në Kili ditë më parë për t’u stërvitur, megjithatë ajo nuk mundi të qëndronte shumë gjatë në shtetin amerikanojugor. Dashuria nuk njeh distancë dhe Lara mori menjëherë avionin duke fluturuar 10 mijë kilometra për të qëndruar vetëm dy ditë me bashkëshortin e saj.

“Jam duke ardhur”, shkruan ajo në rrjetet sociale, ndërsa pas pak orësh ka një tjetër postim. Ajo publikon një buqete të madhe me trëndafila, para një pikture të përshtatur të martesës së tyre.

Por Lara nuk mund të qëndrojë gjatë krah partnerit të saj, pasi tashmë i duhet të kthehet sërish në Kili, atje ku do të vazhdojë stërvitjen për të arritur formën e duhur për fillimin e sezonit në Solden të Austrisë.

Behrami mori një goditje të rëndë kur u përjashtua nga Kombëtarja e Zvicrës një muaj më parë, por ai këtë vit gjeti Lara-n, dashurinë e jetës së tij.