MENU
klinika

Ish-trajneri i Shqipërisë

De Biasi, pranë firmës me kombëtaren e…

25.09.2018 - 10:49

Duket se ka ardhur koha që ai të drejtojë sërish një ekip kombëtar. Gianni de Biasi është shumë pranë nënshkrimit të kontratës për t’u ulur në stolin e një tjetër përfaqësuese.

Trajneri italian me pashaportë shqiptare ka udhëtuar drejt Armenisë, për të biseduar me presidentin e sapozgjedhur të federatës armene të futbollit, Artur Vanetsyan, pasi ai mendon se De Biasi është i duhuri, duke qenë se e njeh mirë fazën eliminatore.

konica sportkonica sport mobile

Mediet armene konfirmojnë se palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje për shkak të çështjeve financiare. Ekziston edhe një mundësi e dyt,ë pasi është folur edhe me ish-sulmuesin francez Youri Djorkaeff, por ai nuk ka liçencë.

de biasi
de biasi

Në mediet vendase theksohet eksperienca e trajnerit me ekipin kombëtar shqiptar dhe pjesëmarrja në ‘Euro 2016’. Fakti që De Biasi arriti të kualifikonte një ekip të vogël si Shqipëria, ka bërë që ai të jetë në “pole position” ndaj kandidaturave të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN