MENU
klinika

Tirana-Partizani

Derbi i kryeqytetit nis për biletat, ja çmimet

25.09.2018 - 09:31

Pas një viti “agjërim”, për shkak se Tirana ishte në Kategorinë e Parë, rikthehet derbi i madh i kryeqytetit. Tifozët bardheblu dhe ata të kuq do të kenë mundësinë të shpalosin “arsenalin” e tyre koreografik, por jo vetëm, në përplasjen e së premtes, në “Selman Stermasi”.

Në orën 19:45 të kësaj dite do të startojë ndeshja Tirana-Partizani, e vlefshme për javën e 6-të të Superiores, e cila pritet të jetë një spektakël i vërtetë futbollistik, mbushur me antagonizëm maksimal, në fushë dhe tribuna.

Klubi organizator ka njoftuar që të hënën për biletat dhe çmimin e tyre, duke dashur t’u japë kohë tifozëve për të siguruar një vend në shkallët e “Selman Stermasit”. Ja njoftimi për këtë gjë: “Të martën dalin në shitje biletat e ndeshjes Tirana-Partizani. Sporteli pranë biletarisë në stadiumin “Selman Stermasi” hapet prej orës 09:00 deri më 19:00.

selman stermasi
selman stermasi

Për të shmangur radhët në ditën e ndeshjes ju kërkojmë të pajiseni me biletë përgjatë ditëve në vijim.

Çmimet e biletave bardheblu:

Tribuna A1/A2 – 2 000 lekë (të reja)

Tribuna C1/C2 – 400 lekë

Tribuna D1/D2/E/F/G1/G2 – 400 lekë

Çmimet e biletave për Partizanin

Tribuna B1/B2 – 2 000 lekë (të reja)

Tribuna H1/H2 – 400 lekë