MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 6

Derbi, Partizani “skuq” kryeqytetin

28.09.2018 - 21:43

“Mallkimi” vijon për Tiranën, plot 14 ndeshje radhazi pa fitore në derbi. Partizani fiton 1-0 si udhëtues në “Selman Stermasi”, duke rënduar pozitat e bardhebluve, ndërsa vetë merr kreun e renditjes, me 13 pikë pas 6 javësh.

Nuk mungoi edhe nderimi për Leo Carën, që dje në mëngjes u nda nga jeta, tifozi i vogël i Partizanit. Një ngjarje që ka prekur dhe ka bashkuar të gjithë opinion sportiv, pasi Leo i vogël nuk kishte munguar në asnjë ndeshje të Partizanit në shtëpi.

Ndonëse nuk do të jetë prezent fizikisht në ndeshjen derbi, të cilën ai e ka pritur gjithnjë me shumë emocion, në këndin e tij do të jetë karroca dhe një tufë lule, një tupan dhe një shall. Ai do të mbetet gjithnjë mes tifozëve të Partizanit edhe pse jo fizikisht. Respekt nga të gjithë për Leon e vogël.

Momente të veçanta në stadium, ku tifozeritë janë bërë bashkë duke nderuar tifozin e përjetshëm. Leo do mbetet gjithnjë mes nes! “Derbi i sotëm ka vetëm një emër, u prefsh në paqe Leo”, – shkruhej aty ku ishte fotoja e Leos.

Nuk kishte si të mungonte spektakli në derbin e kryeqytetit. Tifozëritë e të dyjave skuadrave kanë shpalosur në fillim të takimit koreografitë speciale që kishin parapërgatitur për këtë ndeshje, që për ta është më e rëndësishmja e sezonit. Përveç koreografive, nuk munguan edhe flakadanët e shumtë, tymi i të cilëve shtyu për pak minuta fillimin e takimit.

Në një stadium të tejmbushur, ishte paralajmëruar që do ishte derbi i parë vetëm me polici private, por nuk ka ndodhur kështu. Ishte marrë vendimi që policia e shtetit nuk do të ishte e pranishme në stadium, por siç shihet, ajo ishte e pranishme në sektorin e tifozërisë së Tiranës, përkatësisht tek vendi ku janë vendosur tifo grupi “West Boys”.

Takimi nis mjaft i kujdesshëm, me skuadrat të vendosura mirë në fushë. Hasani dha shkëndijën e parë për Tiranën, ndërsa Telushi në anën tjetër ju përgjigj menjëherë.

Sapo ishin mbushur 20 minuta lojë Asani u tregua mjaft inteligjent me pasimin e tij nga djathta, ku ftoi Malën në qendër të zonës. Mesfushori erdhi nga pas shpine, duke devijuar mjaftueshëm sa për të shënuar golin e avantazhit.

Goli i Malës on Vidnews.

Tirana nisi të reagonte, por Partizani mbrojtje mjaft mirë dhe priste momentin për të goditur sërish. Në pjesën e dytë më shumë se ndeshja vëmendje morën tifozët, që kishin rezervuar surpriza pa fund. Tirana nuk arrit dot që të bënte diçka për të rrezikuar seriozisht portën e Alban Hoxhës.

Në këtë mënyrë, Partizani shënon fitoren e 63 në takimet derbi. Bardheblutë në anën tjetër kujtojnë 7 shkurtin e vitit 2014, kur braziliani Xhilberto që i ka dhënë suksesin  fundit.

Tirana – Partizani 0-1

Mala 20′

Tirana: Lika, Doka (Oduamadi 61′), Turtulli, Berisha, Hoxhallari, Mauexhe, Daja, Hasani (Greca 79′), Kobinah, Sentamu (Ngo 52′), Blazhevski. Trajner: Ze Maria.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi (Kalari 86′), Hila, Telushi (Hebaj 82′), Mala, Bardhi, Asani, Mensah (Kote 60′). Trajner: Skënder Gega.

 Kartonë të verdhë: Turtulli 17′, Blazhevski 69’/ Hila 41′, Belica 51′, Telushi 56′

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Rejdi Avdo, Ermal Barushi, Denis Rexha, Juxhin Xhaja, Andi Koçi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN