MENU
klinika

Vendimet

Disiplina paralajmëron Teutën dhe Luftëtarin

14.09.2018 - 12:06

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka zhvilluar mbledhjen e radhës, ku ka marrë në shqyrtim problematikën e hasur në fushat tona të futbollit, sipas të gjitha kategorive. Në bazë të materialit të relatuar pranë tij nga sektori i garave, ka marrë edhe vendimet e mëposhtme, ku nuk mungojnë sërish pezullimet dhe paralajmërimet.

KF “Teuta” paralajmërohet se në rast përsëritjeje të hedhjes së sendeve në fushën e lojës, do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplinës Sportive.

KF “Luftëtari” paralajmërohet se në rast përsëritjeje të hedhjes së sendeve në fushën e lojës do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplinës Sportive.

Lojtari i KF “Besëlidhja”, Bekim Erkoceviq, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Vora”, Adnand Balliu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF “Besa”, Kastriot Rama, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2.a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF “Turbina”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në rrethimin e fushës dhe për ofendime në kor ndaj zyrtarëve të ndeshjes, por pa shkaktuar ndërprerjen e lojës, në bazë të nenit 66/3.a të KDS dënohet me 1 (një) ndeshje pa tifozë

KF ”Klosi”, për mosparaqitje në ndeshjen e turit paraeleminator të Kupës së Shqipërisë me KF “Veleçiku”, humbet në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe nuk merr pjesë në edicionin e ardhshëm të Kupës së Shqipërisë, bazuar në nenin 109/2.a); 109/2.c) të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe 55/2 të KDS.

KF “Luftëtari” U-19, për mos paraqitje në ndeshjen me KF “Elbasani” U-19, humbet në tavolinë 3-0, në bazë të nenit 55 të KDS.
Urdhërimin e riluajtjes së ndeshjes midis “Akademia Tiranë” U-17 dhe “Akademia Kukësi” U-17, në bazë të nenit 87 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike.

Lojtari i KS “Luftëtari” U-17, Miftar Xhebra, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i SH.S “Pepa” U-17, Albi Gjolena, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendimet për ngjarjet e javës 2

Disiplina vijon me gjobat, e pëson Flamurtari

Dhuna në Korçë, e pësojnë tifozët

Disiplina, dënime për Skënderbeun e Partizanin