MENU
klinika

Ç’duhet të bëjnë aplikantët

Doni punë në ambasadën amerikane? Ja kriteret

01.09.2018 - 11:52

Sot Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim për mundësi punësimi për këdo që dëshiron të punësohet pranë saj.

Përmes një njoftimi në facebook, ambasada njofton se kërkon aplikantë të kualifikuar dhe që përmbushin kriteret për pozicionet e Nënpunësit për Hetimet mbi Mashtrimet në Zyrën Konsullore dhe të Mbikëqyrësit për Transportin në Zyrën e Shërbimeve të Përgjithshme.

Postimi i plotë:

‘Doni të punoni me ne? Mundësi punësimi! Ambasada Amerikane në Tiranë po kërkon aplikantë të kualifikuar dhe që përmbushin kriteret për pozicionet e Nënpunësit për Hetimet mbi Mashtrimet në Zyrën Konsullore dhe të Mbikëqyrësit për Transportin në Zyrën e Shërbimeve të Përgjithshme. Për më shumë informacion dhe aplikimet, klikoni këtu: https://erajobs.state.gov/dos-era/vacancysearch/searchVacancies.hms?_ref=avrot1rrpt0

M.H