MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 5

E fortë në Fushë-Krujë, por nuk ka fitues

23.09.2018 - 17:53

Ka përfunduar ndeshja në Fushë Krujë mes Kastrioti dhe Laçit në shifrat e barabarta 1-1. Vendosin golat e brazilianit Roger dhe mbrojtësit Fangaj, në një ndeshje që prodhoi shumë kartonë dhe pak raste për shënim.,

Pjesa e parë prodhoi më shumë ndërhyrje të forta në mesfushë sesa raste për të shënuar gol. Skuadrat u treguan mjaft pasive në fazën sulmuese dhe dukej se më shumë mendonin që të mos pësonin.

Nëse raste e rrezikshme për gol munguan, ndërhyrjet e ashpra  nuk munguan, aq sa në pak minuta u ndëshkuan katër lojtarë me karton të verdhë dhe një të kuq.

Golat ishin ruajtur për në fund, pasi në pak minuta u shënuan dy gola. Fillimisht ishte Roger, i cili me një goditje me të majtën mposhti portierin Selmani. Laçi nuk e uli ritmin dhe gjeti forcat që të barazonte.

Fangaj mori një pasim nga Smaçi dhe mbrojtësi nuk gaboi nga një pozicion diagonal duke vendosur ekuilibrin sërish në këtë ndeshje. Me këtë barazi me Laçi shkon në kuotën e 7 pikëve, por duhet theksuar se ende askush nuk ka arritur t’u shkaktojë humbjen kurbinasve. Kastrioti, pas katër humbjesh radhazi, merr një pikë shprese, që i largon në nga vendi i fundit.

Kastrioti – Laçi   1-1
Roxher 78’/ Fangaj 89′

Kastrioti: Kuka, Shehi, Lila, Stijepoviç, Çela,  Roxher, Mziu, Shehu (Çutra 46′), Gallego (Husein 46′), Marku (Mulaj 70′), Atsina. Trajner: Elvis Plori.

Laçi: Selmani, Fangaj, Mersinaj (Toro 55′), Gjoni, Sefgjini, Eller, Lushkja, Najdenov, Shtubina, Xhixha, Altiparmakovski (Sukaj 60′). Trajner: Artan Mërgjyshi.

Kartonë të verdhë:  Gallego 9′, Shehu 39’/ Mersinaj 28′, Najdenov 36′, 65′

Karton i kuq:  Çela 45+2’/ Najdenov 65′

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja,  Gernat Qirici, Rudin Preça, Kreshnik Barjamaj

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN