MENU
klinika

Premier League, java 6

E katërta radhazi, Arsenal tani bind

23.09.2018 - 18:58

Pas dy humbjeve në startin e kampionatit, tani Arsenali ka nisur të bindë, duke fituar 4 ndeshje radhazi, e fundit në shtëpi sot ndaj Everton me rezultatin e pastër 2-0. Me këtë sukses, Arsenal ngjitet në vendin e gjashtë, me pikë të barabarta me Tottenham të vendit të pestë.

Ndeshja ishte argëtuese që nga minuta e parë pasi edhe Everton është një ekip që luan një futboll sulmues. Skuadrat mundohen të bëjnë një futboll tërheqës dhe është Everton që kërkon të gjejë golin e avantazhit pasi futet më mirë në lojë.

Digne dhe Walcott kanë dy mundësi të mira as gjysmë ore lojë për Petr Cech tregon aftësitë e tij me dy pritje të bukura. Në fund të pjesës së parë ishte edhe Richarlison i rikthyer pas pezullimit që mund të kishte kaluar të tijtë në avantazh por edhe ai ndalet nga Cech.

Arsenal e ka të vështirë të krijojë mundësi goli, diçka që ndryshon pas pushimit. Në minutën e 56’ vjen goli i avantazhit për vendasit. Pas një pasimi të Ramsey në hyrje të zonës, Lacazette lëshon një goditje të përsosur që përfundon pasi prek shtyllën në trekëndëshin e djathtë.

Vetëm tre minuta më pas Aubameyang dyfishon rezultatin me një gol të shënuar nga pozicioni jashtë loje. E çuditshme se si anësori nuk e dalloi pozicionin e dukshëm jashtë loje.

Gjithsesi, Arsenal nuk do të ankohet por do ta pranojë me entuziazëm vendimit e arbitrit. Everton ishte i pafat në pjesën e parë, por uli ritmin pas pushimit dhe si pasojë është ndëshkuar me gjakftohtësi nga vendasit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN