MENU
klinika

Refuzoi testin e alkoolit

Ecte me shpejtësi, futbollisti vret dy veta

13.09.2018 - 12:12

Futbollisti argjentinas Nahuel Zárate duket se ka menduar se po xhiron ndonjë skenë nga ato që shohim rëndom në televizion, sepse fundjavën e shkuar shkaktoi një aksident të tmerrshëm në Buenos Aires.

Mbrojtësi 25-vjeçar ka qenë pjesë e Boca Juniors deri në vitin 2015, ndërsa më pas ka luajtur gjithnjë në Superligën argjentinase, për Godoy Cruz, Union Santa Fe dhe Atletico Tucuman, duke luajtur rreth 90 ndeshje si profesionist, mes kampionatit argjentinas dhe Kupës Libertadores.

Nga pamjet e kamerave në rrugë dallohet një makinë që me shpejtësi skëterre godet nga pas një taksi, edhe pse rruga ishte e lirë dhe duket gjithçka absurde. Në taksi ishin dy persona, 54 dhe 55 vjeç, të cilët humbën jetën nga përplasja e frikshme, ndërsa në timonin e makinës vrasëse ishte pikërisht Zarate.

konica sportkonica sport mobile

Futbollisti u transportua i plagosur në spital, ku është mbajtur nën vëzhgimin e policisë, sepse konsiderohet i arrestuar për vrasje të qëllimshme. Pas aksidentit Zarate ishte i vetëdijshëm dhe refuzoi të kryente testin e alkoolit.