Skuadra amerikane e MLS, San Jose, i ka bërë jehonë Jahmir Hykës, i cili në fitoren 1-0 ndaj Izraelit mbajti shiritin e kapitenit. Hyka dha asistin e golit, ndërsa ekipi i tij në Amerikë ka postuar videot e shkurtra.
Hyka u rikthye pas një mungese të gjatë te kombëtarja shqiptare, madje këtë herë duke marrë edhe shiritin e kapitenit, që duket se ka habitur të gjithë.
#HYKACHU IS THE CAPTAIN FOR ALBANIA IN TODAY’S #NATIONSLEAGUE MATCH! THIS IS NOT A DRILL! ??⚡️? pic.twitter.com/T4AbP9DMF4
— San Jose Earthquakes (@SJEarthquakes) September 7, 2018
Amerikanët kanë krijuar ‘meme’ me Hykën, të cilin e quajnë “Hykachu”, ndërkohë që kanë postuar edhe video të ndryshme nga ndeshja Shqipëri-Izrael.
Jahmir Hyka, captain of Albania. ??#NationsLeague | #Hykachu pic.twitter.com/UmQl5dgzUe
— San Jose Earthquakes (@SJEarthquakes) September 7, 2018
Hyka është ndër më të dalluarit e skuadrës te San Jose dhe në shumë takime është titullar, duke u bërë edhe protagonist me gola apo asiste që jep për shokët e skuadrës.
Armband ✅
Assist ✅ #Hykachu is having himself a night for Albania! ??⚡️ #NationsLeague pic.twitter.com/Z1hDyrHaRc— San Jose Earthquakes (@SJEarthquakes) September 7, 2018