MENU
klinika

“Do ta heq fytyrën nga vula e ndyrë”

Emri i të atit në shoqatën e prostitucionit, reagon Elton Deda

07.09.2018 - 13:27

Një skandal u bë publik ditët e fundit nga një emision investigativ, ku një një shoqatë fatntazmë abuzonte nën emrin e të madhit Ferdinand Deda. Ajo mashtronte me vendet e punës, të cilat reklamonte, pasi në të vërtetë ajo rekrutonte punonjëse seksi nëpërmjet njoftimeve “online” të punësimit.

Në 15 vjetorin e vdekjes së të atit të tij dhe pas këtij abuzimi, ka reaguar kantautori i njohur shqiptar, Elton Deda, djali i të madhit Ferdinand Deda.

kolana e librave

Ai shkruan në një postim në “Facebook” se do ta ndjekë ligjërisht këtë çështje për të hequr përjetësisht fytyrën e hijshme të të atit nga ajo vulë dhe nga ai aktivitet i ndyrë.

I dashur Baba, Nder i Kombit dhe muzikanti gjeni. Më në fund të erdhi edhe ty radha që në 15 vjetorin e vdekjes, të dalësh në TV, jo me baketën tënde në dorë, por fytyra jote e pashme e stampuar në një vulë shoqate, e cila merret me prostitucion dhe eskorta. Se si është legalizuar kjo shoqatë në gjykatë nuk e di, por me siguri kanë harruar të kërkojnë pëlqimin tënd, meqenëse ti ke lëvizur për pak kohë jashtë shtetit. Gjithashtu edhe për ne familjarët e tu, harruan të na kërkojnë një autorizim të përkohshëm, derisa të vije ti. Meqë të erdhi shorti në majë të hundës dhe vendose të mos ktheheshe, këta vendosën të të kujtojnë duke të respektuar dhe duke i vënë emrin tënd të nderuar një shoqate. Mbase po të kishe vendosur të rrije edhe mund të kishe përfituar diçka nën dorë, pa zhurmë dhe mbase kishe mbyllur ndonjë vrimë në portofol. Të premtoj që do bëj ç’është e mundur ( pasi e di që shumë pak prej baballarëve të kombit do t’u interesojë ta ndjekin këtë çështje), ta heq përjetësisht fytyrën tënde të hijshme nga ajo vulë dhe nga ai aktivitet i ndyrë. Nuk mund të rri pa falenderuar “Fiks Fare” që e solli në vëmendje këtë fenomen. Do flasim prapë Babi, qëndro i fortë! Yt bir.”, mbyllet postimi i Elton Dedës.

Këngëtarja shqiptare zbulon moshën

Rozana Radi feston sot ditëlindjen

Ende i paska disa rezerva me Arbana Osmanin!

Evis Mula rikujton kohët kur prezantonte “Top Fest 1”

Eduart Grishaj dedikim romantik Arbanës

“Bukuritë e Thethit, vetëm ti i konkurron”