MENU
klinika

Tifozët bardheblu

“Fanatics”: Tirona, kurrsesi pa tifozë!

15.09.2018 - 09:38

Tirana e ka nisur keq kampionatin këtë sezon, teksa pas 3 javëve të para nuk ka asnjë pikë dhe nuk ka bindur pas rikthimit në Superiore. Vetë presidenti Refik Halili është i pakënaqur nga të tijtë, ndaj ka kërkuar menjëherë kthesën.

Duke nisur nga ballafaqimi i së dielës, në orën 18:45, që fatmirësisht bardheblutë do ta luajnë në shtëpi. Një “armë” plus për suksesin ndaj Luftëtarit, një tjetër skuadre të dëshpëruar e në kërkim të identitetit në fillim të këtij kampionati.

Më shumë se një ditë përpara se 24 herë kampionët të zbresin në tapetin e “Selman Stermasit”, tifo-grupi i zjarrtë bardheblu, “Tirona Fanatics”, ka një apel të fortë për lojtarët:

tirana kamza
tirana kamza

“Të dielën, në orën 18:45, Tirona në letër dhe jo Tirona në fushë luan në “Selmon Stermosi” kunder Luftetarit. “Fanatics” do të jenë aty, 1 orë përpara.

Kjo është një mundësi reale e lojtarëve ta tregojnë veten, se vetëm disa mund të jenë sadopak të denjë që të veshin fanellën historike bardhë e blu, përderisa deri tani kanë treguar vetëm të kundërtën.

Duke parë ecurinë e ekipit deri më tani dhe kalendarin që na pret, pikët janë kusht. Ama, në qoftë se ecuria e këtij sezoni i përngjan sadopak sezonit të kaluar, NE NUK DO TA LEJOJME! Tirona mund të jetë pa president, pa lojtarë të denjë, mund të ketë edhe vite pa kapiten në fushë, ama nuk mund të jetë kurrsesi pa tifozë”!