MENU
klinika

Rrëfehet këngëtarja

Foto me Ramën, Greta Koçi: Kryeministri më befasoi…

22.09.2018 - 23:10

Një ditë më parë, Greta Koçi publikoi këngën e saj më të fundit “Mos m’thirr”, e cila branda 24 orëve ka arritur një rekord shikimesh me gati 200 mijë.

Greta Koçi, këtë të shtunë, ishte e ftuar në “Xing me Ermalin”, ku përveç muzikës dhe projekteve të saj foli edhe për jetën e saj personale.

Greta zbuloi se fle në një dhomë me motrën e saj Enin, ndërsa tha se ka shumë frika nga errësira. “Kam shumë frikë, ndërsa Eni është si burrë, nuk e ka fare problem errësirën. Një natë pash një ëndërr të keqe dhe u zgjova në mes të natës. U ngrita dhe shkova te dhoma e mamit dhe e babit. Isha e tmerruar. Atë natë kam fjetur me mamanë”, tha Greta.

Greta njihet si një përkrahëse e flaktë e PD, madje ka qenë edhe pjesë e kësaj partie, por ajo befasoi kur në verë publikoi një foto me Kryeministrin Rama dhe motrën e saj Eni.

Greta tregoi detaje nga kjo foto, ndërsa u shpreh se ndryshoi disi mendim pas takimit me Ramën. “Kam qenë e djathtë dhe mbetëm e djathtë. Ishim me pushime dhe realizuam një foto. Më ka bërë përshtypje ana e tij njerëzore. Që nga ajo ditë, gëzoj një respekt për të nga ana njerëzore. Ishim me Eni ndërsa ai me bashkëshorten dhe djalin kur u takuam”, tha Greta Koçi.