07.09.2018 - 19:09
U bë më shumë se një vit, më saktë që prej qershorit të vitit të kaluar dhe pikërisht ndaj fitores ndaj Izraelit, që Gianni De Biasi nuk është më trajner i Kombëtares shqiptare. Megjithatë, ai nuk u ndahet kuqezinjve.
Pak para ndeshjes së radhës me Izraelin në në “Elbasan Arena”, ai është parë para stadiumit dhe pritet ta përcjellë edhe këtë ndeshje direkt, ashtu siç ka bërë pothuajse me të gjitha që pas largimit.
De Biasi u udhëhoqi ekipin kombëtar për 6 vite e gjysmë, duke kulmuar me kualifikimin në Europian. Ai ka nënshtetësi shqiptare dhe madje voton në vendin tonë, përpos faktit që e viziton sa herë ka mundësi.