MENU
klinika

Liga e Kombeve

Gol i Xhakës, Shqipëria kalon në avantazh

07.09.2018 - 22:03

Shqipëria sapo ka gjetur golin e parë ndaj Izraelit në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve. Ka qenë Taulant Xhaka ai që ka shënuar me një gjuajtje në hyrje të zonës, duke zhbllokuar rezultatin.

Ndeshja ka pasur një ritëm shumë të kënaqshëm, në fillim janë kuqezinjtë ata që sulmojnë dhe krijojnë disa raste të mira, por pa aritur dot të gjejnë rrugën e rrjetës.

Më pas janë miqtë izraelitë, kur në minutën e 32-të kanë pasur rastin ideal, por portieri Strakosha ka bërë mrekullinë me dy pritje të njëpasnjëshme. Me fat Shqipëria në ato momente.

Në fund të pjesës së parë janë sërish dy moment për secilën skuadër, në fillim është Izraeli, ndërsa më pas janë kuqezinjtë, që mund ta kishin mbyllur në avantazh pjesën e parë. E dyta ka filluar më mirë për ne.

Dhe në minutën e 55-të Taulant Xhaka ka gjetur cepin e portës izraelite, duke mos i dhënë mundësi portierit të reagonte. 1-0 dhe Shqipëria ka mundësi të mira të marrë 3 pikët e para.

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Veseli, Binaku, Basha, Xhaka, Memushaj, Gavazaj, Hyka (c), Guri    Trajner: K. Panuçi

Izrael: Haimov, Dasa, Habashi, Kapiloto, Nacho (c), Zahavi, Kajal, Dabur, Jeini, Tuatha, Peretc. Trajner: A. Hercog.

Gjyqtar: V. Kasai