03.09.2018 - 11:31
Mbrëmë është shënuar një nga golat më të bukur në historinë e futbollit. Sampdoria mposhti Napolin me rezultatin 3-0 në sfidën e vlefshme për javën e tretë të Serisë A.
Defrel shënoi 2 herë në pjesën e parë, në minutat 11-të dhe 32-të, ndërsa në minutën e 75-të ishte radha e Quagliarealla-s, që me atë finte të rrallë, kapitulloi ish-skuadrën e tij.
Padyshim goli më i bukur i javës, por me siguri që do të renditet në golat më të bukur të historisë së futbollit. Me të vërtet fantastik, shikojeni…