Kemi parë shpesh dështime nga pika e bardhë e penalltisë, duke e gjuajtur keq, herë e pret portieri, herë jashtë, por ka raste edhe në shtyllë apo traversë.
Videoja e mëposhtme është më interesantja e futbollit që do ta shihni ndonjëherë. Një video e publikuar në Facebook nga MTV, shfaq momentin kur një lojtar gjuan një penallti dhe e humb atë.
Në fakt, kështu mendoi ai dhe të tjerët, përfshi edhe gjyqtarët dhe publikun, por topi u kthye dhe hyri përsëri në gol. Rregullorja u zbatua me përpikmëri, pasi topi nuk ndaloi për asnjë moment dhe nuk u ndihmua nga askush për golin.
Për fatin e keq të portierit, i cili festoi shumë shpejt penalltinë e humbur, topi i kthye në gol dhe goli u quajt i rregullt. Me shumë gjasë, ishte penallti vendimtare.