MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi

Guri: Në Kombëtare, jo thjesht për xhiro

03.09.2018 - 16:14

Sindrit Guri ka kaluar në një stad tjetër të karrierës. Tashmë në Europë, në kampionatin belg, ku po luan si titullar me K.V. Oostende. Megjithatë, nuk e ka gjetur ende golin dhe kjo përbën shqetësim të natyrshëm për një sulmues.

Megjithatë, shkodrani thotë se është i përqendruar te kombëtarja aktualisht (ndeshja me Izraelin në “Elbasan Arena”, më 7 shtator, dhe tjetra në fushën e Skocisë, më 10 shtator), duke synuar ta meritojë një vend në formacionin kuqezi.

“Kam shumë për të dhënë, si për kombëtaren, edhe për klubin, siç e kam menduar unë të ardhmen time. Po mundohem të jap maksimumin në Belgjikë, ndërsa për kombëtaren dihet se motivimi është pa kufi.

sindrit guri
sindrit guri

Më vjen keq për dëmtimin e Roshit dhe Sadikut. Eshtë diçka negative për kombëtaren. Kjo është gjëja më e keqe për çdo futbollist. Nuk gëzohem, se më krijohen më tepër hapësira.

Gjithkush ka vendin e vet në kombëtare. Do të mundohem të jap maksimumin dhe ta meritoj fanellën kuqezi. Gjithsecili ka peshën dhe përgjegjësitë e veta, do të jap gjithçka me kombëtaren. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje.

T’i harrojmë miqësoret që kaluan dhe të shohim përpara, nga dy ndeshjet e radhës. Më mungon goli? Sulmuesi futet në presion vetvetiu. Eshtë një rol që ta krijon këtë gjë, nga mosshënimi i golit.

Lojtari duhet të jetë sa më i qetë dhe goli do të vijë. Trajneri në Belgjikë më ka ndihmuar shumë. Ndodh, edhe mund të mos shënosh në disa ndeshje, por me rëndësi është të mos dekurajohesh.

Kombetarja ndeshja miqesore me Norvegjine
Kombetarja ndeshja miqesore me Norvegjine

Nuk kam ardhur në kombëtare si për xhiro, por të jap maksimumin. Objektivi është suksesi i kombëtares, pak rëndësi nëse shënoj unë, Migjeni apo dikush tjetër. Në Belgjikë po provoj një nivel totalisht tjetër, në krahasim me Kukësin dhe Superligën Shqiptare.

Eshtë ndryshim i madh, ndaj po mundohem dita-ditës të përshtatem. Trajneri më ka dhënë besim që në fillim, më ka përfshirë në formacion rregullisht, ndaj ndihem mirë në këtë drejtim. Por, ka shumë ndryshim si kampionat dhe duuhet të përshtatem.

Roli im kryesor është sulmues qendre, por në ndihmë të kombëtares mund të bëj çfarëdolloj roli, ku të më caktojë trajneri. Na presin dy ndeshje shumë të rëndësishme, mjaft domethenëse.

sindrit guri kombetarja
sindrit guri kombetarja

Duhet të japim maksimumin, duke mos e mbajtur kokën mbas, nga miqësoret. Ftoj tifozët të na mbështesin, sepse ata janë forca jonë. Besoj se do të jenë aty për ne, siç kanë qenë gjithmonë për kombëtaren. Le t’i marrim me radhë ndeshjet, të mos shohim shumë larg, nga Europiani” – u shpreh Sindrit Guri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN