MENU
klinika

Zëri i vogëlushes bëhet hit

Ibra mahnitet nga 7-vjeçarja gjatë himnit

25.09.2018 - 21:36

Edhe yjet preken nga skena të ndryshme, madje edhe një si Zlatan Ibrahimovic, që është pak i ftohtë. Los Angeles Galaxy u kthye te fitorja pas 2 humbjeve radhazi në kampionatin amerikan të futbollit dhe këtë e bënë duke mposhtur Seattle Sounders me rezultatin e pastër 3-0.

Zlatan Ibrahimoviç shënoi sërish, duke e çuar në 18 numrin e golave të tij në këtë sezon në Major League Soccer. Por përpara fillimit të ndeshjes futbollistët e në mënyrë të veçantë, Ibra dhe tifozët mbetën të gjithë gojëhapur dhe meritën e kishte një tifoze e vogël.

Ao interpretoi himnin amerikan në mënyrë të mrekullueshme aq sa vetë Ibrahimoviç në rrjetet sociale e zgjodhi si MVP e ndeshjes. Malea Emma, që është vetëm 7 vjeç, interpretoi himnin amerikan në mënyrë drithëruese, duke treguar një potencë të jashtëzakonshme të zërit të saj, aq sa edhe të rriturit mund ta kenë zili.

Të gjithë të pranishmit në StubHub Center u ekzaltuan nga kjo performancë e vogëlushes Malea. Vendimi që himni i SHBA të interpretohej nga 7 vjeçarja u mor në përfundim të një konkursi të organizuar nga Los Angeles galaxy, që u fitua pikërisht nga Malea Emma.