MENU

Përçarje tek opozita?

Idrizi: Kudo që shkojmë ne PBDNJ ikën

15.09.2018 - 19:13

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka folur për largimin nga PS si dhe kalimin në opozitë me PD.

Idrizi tha se mandatet e PDIU janë vjedhur nga kjo mazhorancë gjatë zgjedhjeve, ndërsa PDIU nuk ka qenë pjesë e qeverisjes. Idrizi tha se çështja çame është lënë jashtë diskutimeve mes Greqisë dhe Shqipërisë.

“Flitet për një ikje nga PS. Ne nuk kemi ikur nga askush. Ne nuk jemi pjesë e qeverisjes. Mandatet e PDIU janë vjedhur nga kjo mazhorancë. Ne kemi parë një sjellje jo korrkete me PDIU, pra në këtë kuptim ne gjatë gjithë kohës kemi qenë në opozitë dhe të shkojmë zyrtarisht me opozitën.

Dule 'pajtohet' me Idrizin nën 'shqetullën' e Bashës

Ne u goditëm nga kjo mazhorancë me mandatin e Tiranës dhe të Fierit. Ne prisnim të zgjidhej çështja çame, ndërsa mes palëve diskutohej nëse duhet të ishte apo jo çështja came në bisedime. Pra lënia jashtë e çështjes çame është e papranushme. Bushati nuk kërkon të na takojë për çështjen came. Një shtet rrumpallë edhe po të dojë ta marrë baba im pasaportën nuk e arrin dot”- tha idrizi.